Lufta për titullin e Seria A, ja 5-së arsyet që shohin favorit Juventusin

Lufta për titullin e Seria A, ja 5-së arsyet që shohin favorit

Juventus është në rrugën e duhur për të fituar për herë të 7-të radhazi titullin e Seria A, me bardhezijtë që numërojnë 4 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë.

Kur kanë mbetur dhe tre javë nga fundi i sezonit, futbollistët e "Zonjës së Vjetër" kanë 5 arsye kryesore për të arritur të triumfojnë në elitën e futbollit italian.

1) Pikët+Kalendari. Diferenca me Napolin e vendit të dytë është e konsiderueshme, duke parë që kanë thelluar në 4 pikë distancën me napoletanët. Megjithatë, mbetet hija e asaj gjysmë ore të parë ndaj Interit, në të cilën bardhezijtë dukej se ishin në ankth të madh psikofizik, pavarësisht superioritetit numerik. Kjo garë është një paralajmërim për Allegrin dhe të tijët që  duke luajtur në këtë mënyrë jo vetëm që do të jetë e vështirë për të fituar ndaj Romës,  por edhe të fitoj ndaj Bolonjës dhe Veronas.

2) Përgatitja fizike. Lojtarët e Juventusit kanë zhvilluar një sezon shumë të ngjeshur, mes Kupës, kampionatit dhe Champions League. Bardhezijtë kanë arritur në finalen e Kupës së Italisë, shkuan deri në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kryesojnë kampionatin pas 35 javëve. Një lodhje që mund të kushtoj në fundin e sezonit.

3) Dëmtimet. Në këtë fund sezoni, Massimiliano Allegri e ka të plotë grupin e lojtarëve, një plus që pritet të shikohet si "bonus" në kampin e bardhezijve. Pavarësisht një mungese të rëndësishme si ajo e Giorgio Chiellini, Daniele Rugani ka treguar se është në nivelin e duhur për të zëvendësuar 33 vjeçarin.

4) Organika. Ky cikël ka qenë fenomenal. Vetëm koha do të lejojë që ajo të vlerësohet, por është e qartë se sipas moshës dhe arsyetimit, është e nevojshme të rinovohen të gjitha sektorët. Agjenda e Juventusit në këtë moment është e lehtë për t'u lexuar. Askush nuk është i pashitshëm dhe kushdo që shitet do të zëvendësohet siç duhet. Juventus nuk e di "stinët e tranzicionit" dhe konkurrencën në Ligën e Kampionëve mbetet një përparësi, madje edhe për një çështje thjesht ekonomike.

5) Allegri. E ardhmja e Allegrit në stolin e Juventusit mund të mos jetë e sigurtë, por në konferencën e fundit pas takimit me Interin, tekniku italian theksoi se gjatë merkatos së verës nuk do të ketë ndryshime, duke i qëndruar besnik projektit "torinez".

EMISIONET