Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë filluar një sulm në portin kryesor të Jemenit të Hudejdes, i cili mbahet nga rebelët.

Hudejda është pika kryesore e hyrjes së ndihmave në Jemenin e  dërmuar nga lufta civile trevjeçare dhe agjencitë kanë paralajmëruar për një katastrofë humanitare nëse ajo sulmohet.

Më shumë se shtatë milionë njerëz në vendin e shkatërruar nga lufta janë të varur nga ndihmat.

Bombardimi filloi pasi rebelët Houthi të mbështetur nga Irani injoruan një afat të caktuar nga qeveria në mërgim për t'u tërhequr deri në mesnatë.

Rrjeti Al-Arabiya, në pronësi të Arabisë Saudite, raportoi se "çlirimi" i Hudajdah kishte filluar me një sulm në shkallë të gjerë të mbështetur nga ajri dhe deti.

Shpërthimet u dëgjuan në periferi të qytetit portual, shtoi ajo.

"Çlirimi i portit të Hudejdes është një pikë kthese në përpjekjet tona për të rimarrë Jemenin nga milicitë që e rrëmbenin atë për tu shërbyer agjendave të huaja", tha qeveria e Presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi.

Koalicioni i mbështetur nga Sauditët dhe qeveria kanë akuzuar rebelët për përdorimin e portit për të kontrabanduar armë iraniane, çka rebelët e mohojnë.

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash, i tha BBC se koalicioni kishte konsumuar me durim të gjitha përpjekjet diplomatike pas skadimit të një afati prej 48 orësh.

Ai tha se koalicioni donte që OKB të merrte kontrollin e portit, por ai ishte i përgatitur të merrte masa ushtarake nëse Houthis refuzonte të tërhiqej.

Lufta civile në Jemen ka vrarë rreth 10,000 njerëz gjatë tre viteve të fundit dhe ka krijuar atë që thotë OKB-ja, si katastrofa më e keqe humanitare në botë.

Një koalicion shumëkombësh i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në konfliktin në Jemen në mars të vitit 2015, ndërsa forcat besnike ndaj Presidentit Hadi u ndeshën me lëvizjen Houthi, e cila mbron minoritetin mysliman Zaidi Shia të Jemenit.



/Ora News.tv/