Lufta ndaj terrorizmit, Gjonaj: Shqipëria përkrah aleatëve strategjikë

Lufta ndaj terrorizmit, Gjonaj: Shqipëria përkrah aleatëve

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ndodhet sot në konferencën kundër terrorizmit 'No money for terror' në Paris, e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Gjonaj u shpreh se Shqipëria do të qëndrojnë përkrah aleatëve strategjikë në zonat e krizës.

Etilda Gjoni: "Shqipëria ka ofruar mbështetje të plotë në luftën globale kundër terrorizmit, përmes pranisë së saj përkrah aleatëve tanë në zonat e krizës dhe ka ndërmarrë masa konkrete legjislative dhe institucionale për parandalimin dhe hetimin e fenomenit të ekstremizmit dhe terrorizmi."

Ministrja e Drejtësisë nënvizoi se sektori privat duhet të ndërgjegjësohet për përgjegjësitë për pastrimin e parave.

Etilda Gjoni: "Duhet të rritet shkalla e ndërgjegjësimit në lidhje me rolin e sektorit privat në luftën kundër financimit të terrorizmit. Sektori privat, duke përfshirë profesionet e rregulluara, duhet të marrë përsipër përgjegjësinë e vet në rast të shkeljeve të legjislacionit kundër pastrimit të parave."

EMISIONET