Lufta kundër plastikës, kryeministrja britanike paraqet planin e ri mjedisor

Lufta kundër plastikës, kryeministrja britanike paraqet planin e ri

Kryeministrja britanike Theresa May ka premtuar ndalimin e përdorimit të shumë produkteve plastike në vend. Ajo i ka shpallur luftë të ashtuquajturës “kulturë e hedhjes së plastikës” e cila sipas saj kërcënon jo vetëm mjedisin në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën.

Shitja e shumë produkteve të plastikës në Britani do të ndalohet në kuadër të luftës së qeverisë kundër për të reduktuar mbetjet plastike në vend.

Kryeministrja, Theresa May, deklaroi se ky ndalim, i cili është ende subjekt i konsultimeve me industrinë përkatëse, tregon se qeveria britanike është një “udhëheqëse botërore” në luftën kundër plastikës.

Ndalimi i shitjeve do të përfshijë produkte si pipat, përzierësit apo pastruesit plastikë të veshëve. Një studim i kohëve të fundit tregon se 8.5 miliardë pipa plastike hidhen në plehra çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Mbetjet plastike janë një nga problemet më të mëdha mjedisore me të cilat përballet bota. Prandaj mbrojtja e mjediseve ujore është kryesore në axhendën tonë,” u shpreh zonja May.

Qeveria britanike do të propozojë përjashtimin nga ky ndalim për pipat plastike të cilat gjejnë përdorim në mjekësi.

Megjithatë, zyrtarët këmbëngulin se industrive të prodhimit të plastikës do t’ju jepet kohë për të zhvilluar alternativa të tjera jo-plastike.

Qeveria ka vënë në dispozicion plot 61.4 milionë paundë në kuadër të iniciativës për të zhvilluar metoda të reja për parandalmin dhe pastrimin e mbetjeve plastike.

EMISIONET