Lufta e tregtisë, Trump miraton tarifat ndaj mallrave kineze

Lufta e tregtisë, Trump miraton tarifat ndaj mallrave kineze

Presidenti Donald Trump ka miratuar tarifa 25 përqind për importet kineze me vlerë 50 miliardë dollarë.

Trump ka akuzuar Pekinin për vjedhjen intelektuale të të drejtave të autorit. 

SHBA do të vendosë tarifa të mëtejshme nëse Kina hakmerret, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Tarifat do të prekin më shumë se 800 lloje të produkteve kineze dhe duhet të hyjnë në fuqi më 6 korrik. 

Kina tashmë është zotuar të hakmerret, duke ngritur frikën e një lufte tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Trump tha se tarifat ishin "thelbësore për të parandaluar transferime të mëtejshme të padrejta të teknologjisë amerikane dhe pronës intelektuale në Kinë, e cila do të mbrojë vendet e punës në Amerikë".

"SHBA nuk mund të tolerojë humbjen e teknologjisë dhe të pronës intelektuale përmes praktikave të padrejta ekonomike,"-shtoi ai.

SHBA dëshiron që Kina të ndalë praktikat që supozohet se inkurajojnë transferimin e pronësisë intelektuale, dizenjimi dhe ideja e produkteve, tek kompanitë kineze.

Ambasadori amerikan Robert Lighthizer tha se Presidenti Trump "me të drejtë e pranon se nëse duam që vendi ynë të ketë një të ardhme të begatë, ne duhet të mbështesim tregtinë e drejtë dhe për të mbrojtur konkurrencën amerikane".

Paraditen e së premtes, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Geng Shuang përsëriti paralajmërimet e mëparshme se të gjitha bisedimet tregtare midis Kinës dhe SHBA do të ishin të pavlefshme nëse Uashingtoni do të vendoste sanksione tregtare.

"Pozicioni ynë është ende i njëjtë,"-tha ai. "Nëse SHBA-të marrin masa të njëanshme dhe proteksioniste që dëmtojnë interesat kineze, ne do t'i përgjigjemi menjëherë duke marrë vendimet e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona legjitime".

Tarifat do të synojnë industritë e teknologjisë ku Kina shpreson të bëhet një lider botëror, pasi sipas një hetimi u zbulua vjedhja e pronës intelektuale nga kompanitë kineze ndaj firmave amerikane.

Në prill u publikua një listë me 1300 artikuj. Lista e re pritet të përfshijë 800 produkte.

EMISIONET