“Lufta dhe paqja...pa pilaf", realiteti i familjeve shqiptare ngjitet në skenën e teatrit 'Migjeni'

Realiteti që përjetojnë shumë familje shqiptare, u ngjit në skenën e teatrit "Migjeni" të Shkodrës përmes komedisë “Lufta dhe paqja...pa pilaf”.

Ajo bëri bashkë mjeshtrat e mëdhenj si Zef Deda, Gëzim Kruja, aktoren Drande Xhaj si dhe një kastë të rinjsh.

Gëzim Kruja: "Një sukses i paparë. Ju e parë unë s'di me lavdru veten, ky është Gëzim Kruja që kënaqet kur kënaq të gjithë popullin shkodran dhe ua marrsha të keqen të gjithë spektatorëve."

Jemi mësuar të flitet për dhunë ndaj grave, por në këtë vepër flitet për burrat që dhunohen nga gratë.

Mesazhi është i qartë, stop dhunës brenda familjes dhe ndaj kujdo.

Zef Deda: "Erdhëm përsëri me një temë që i përket të gjithë familjeve tona. Duhet ta marrin mirë dhe më shtruar. Le ti heqin streset dhe nervat, mërzinë. Të marrim pak gëzim, hare, të qeshim, të gëzojmë familjen tonë."

Drande Xhaj: "Jam shumë e lumtur që mesazhi i komedisë u transmetua jashtëzakonshit mirë tek spektatori."

Vepra e shkruar nga at Valentin Rroku u vu në skenë nën regjinë e Bruno Shllakut .

At Valentin Rroku: "Jeta ka shumë halle, probleme dhe nëse ne do të rrijmë përherë midis këtyre halleve e problemeve ne kurrë s'do ti zgjidhim."

“Lufta dhe paqja...pa pilaf”. do të ngjitet edhe për 3 netë në skenën e Teatrit Migjeni në Shkodër.

EMISIONET