Lufta brutale midis krokodilëve kanibalistë

Lufta brutale midis krokodilëve kanibalistë

Një seri fotografish spektakolare kapin momentin kur dy krokodilë luftuan për vdekje midis tyre, para se bisha fitimtare të hante kundërshtarin.

Fotograf Peter Geraerdts, 49 vjeç, po vizitonte Parkun Kombëtar të Luangwa e Jugut, në Zambia, Afrikë, kur vuri re luftën midis dy krijesave.

Sapo zvarranikët gjigantë kishin mbaruar përleshjen brutale, njëri prej tyre mbante kufomën e kundërshtarit në nofullën e tij përpara se ta gllabëronte.

Z. Geraerdts tha: "Ishte diçka shumë e veçantë për të parë një krokodil të madh që po copëtonte një krokodil më të vogël.

'Edhe krokodilët e tjerë erdhën dhe u bashkuan në festën e mishit të krokodilit, duke ngrënë copa të vogla dhe duke shpërndarë ato rreth tyre.

Krokodilët hanë çdo gjë, madje edhe llojin e tyre, prandaj krokodilët më të vegjël  gjithmonë hapin rrugën për krokodilët më të mëdhenj".

Kliko për më shumë foto në FOTO-GALERI

EMISIONET