Viti 2018 do të jetë një vit kyç sa i takon financimit të sektorit të bujqësisë. Zëvendës/Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Erjon Luçi, në intervistën e mbrëmjes në Ora News tha se përveç rritjes së fondeve për skemën kombëtarë të mbështetjes së fermerëve janë edhe mbi 90 mln euro që shumë shpejt do të jenë të disponueshme për fermerët. Ai vuri theksin tek absorvimi në kohë i këtyre fondeve.

Luçi: Shpresoj që 2018 do jetë pikë kthimi në bujqësi jo thjesht të ofrimit të më shumë fondeve por dhe absorvimit të fondeve. Përveç rritjes së skemës kombëtare për mbështetjen bujqësore me të paktën 1.6 miliardë lekë ne jemi shumë afër marrjes së fondeve IPARD që janë në një masë 73 milion+ 20 milion tonat. Flasim për mbi 90 milion euro që mund të jenë të disponueshme për të shkuar tek fermerët. Si skemë është një skemë që do ishte ndryshim i pjesë së zhvillimit të sektorit, nuk sjell fonde që janë grante por dhe modernizimin e sektorit të bujqësisë. Viti 2018 është një vit kyç për bujqësinë për të kapur pjesën e kësaj oferte të mëdha fondesh për ti absorvuar në kohë dhe në mënyrë eficente dhe për të arritur në një pikë të lartë për gjithë sektorin.

Zëvendës/ministri tha se po shikohen mundësitë që të minimizohen burokracitë për fermerët.

Luçi: Po synohet dhe një përqasje me e rajonalizuar për të rritur eficencën e dhënies tek fermerët dhe për të përshpejtuar pjesën e procesit të aplikimeve, për të shkurtuar kohën dhe burokracitë për filtrimin dhe çuarjen në një disbursim dhe përthithje të suksesshme të fondeve sidomos për fermerët e vegjël. Ka një grup pune që po punon për të minimizuar çdo lloj burokracie të panevojshme që të zgjerojmë kapacitetin absorvues të këtyre fondeve.

Lidhur me akuzat e opozitës se përmes projektit 1 miliard dollarë synohet pastrimi i parave të pista, Luçi tha:

Luçi: Projekti 1 miliard dollarë bazohet në një ligj të mirëdraftuar që nuk është shumë larg ligjit të prokurorimeve publike që është afër standarteve ndërkombëtare. Sa i përket pastrimit të parave, është një lidhje e gjatë ta bësh kur struktura e zbatimit të këtyre skemave nuk është larg strukturës së zbatimit të buxhetit normal.Sqhipëria bëri një progres në 2015 me daljen nga zona gri në një zonë normale. Që atëherë Shqipëria ka bërë përpara dhe në aspektin e parandalimit të pastrimit të parave.

Luçi foli edhe për PPP në infrastrukturë dhe arsim.

Luçi: Rrugët janë kandidat i natyrshëm i koncesioneve sepse edhe mënyra e menaxhimit apo edhe të ndarjes së barrës me Publikut  dhe Privatit është më e drejtëpërdrejtë dhe ka mundësi më të mira për të nadarë dhe ulur barrë në financat publike. Ky sektor dhe sektori i arsimit janë në krye të listës për të filluar projektin e madh të 1 miliard euro. Është në një akspekt sigurie që të jep ky sektor në aspektin e menaxhimit dhe monitorimit të këtyre kontratave. Çdo lloj investimi është gjithmonë subjekt i diskutimeve. Këty hyn dhe pjesa sesi futen brenda apo mbeten jashtë financiave publike. Ne jemi duke qëndruar shumë brenda standarteve që kemi aplikuar deri më sot.

Kontratat janë të provuara dhe në vendet e tjera, mënyra e kontraktimit dhe ndarjes së rrezikut përveçse kemi tani një ligj të mirë të PPP, nuk është shumë larg edhe prokurimeve publike. Në fund ka të bëjë më shumë ndarja e rrezikut, e barrës në mënyrën e të ardhurave në vit dhe asaj që realizohet në një kohë sa më të shkurtër sesa procedurat që janë shumë të ngjashme dhe ligji i koncesioneve PPP është shumë i ngjashëm me atë të prokurimeve publike.

/Ora News.tv/