Një luan është kapur në kamerat e survejimit të një moteli në Kolorado, duke u endur drejt derës së hapur dhe pastaj duke u larguar.

Zëdhënësi i Parqeve të Kolorados tha se askush nuk u lëndua.

Sapo hyn në pamjen e kapur nga kamera, luani ndalon dhe sikur befasohet. Autoritetet thanë se kjo ndodhi kur luani pa disa klientë të motelit me qenin e tyre të lidhur në një zinxhir.

Klientët dhe qeni i tyre u kthyen në dhomën e motelit dhe nuk patën probleme.

Në gusht, një luan hyri në një shtëpi në Boulder dhe vrau një mace shtëpiake.

/Ora News.tv/