Ky është momenti i tmerrshëm kur një luaneshë sulmoi një vajzë 4-vjeçare gjatë një shfaqje cirku në Rusi.

Luanesha arriti të shkatërronte rrjetën e sigurisë dhe tërhoqi vajzën duke e goditur.

Vajza, e indentifikuar si Ksenia, i mbijetoi sulmit por mjekët thonë se do të ketë trauma gjatë gjithë jetës, pasi pësoi dëmtime serioze në fytyrë dhe gjoks.

Sipas mediave lokale, vogëlushja kishte valëvitur një flamur të vogël gjatë shfaqjes së cirkut në fshatin Uspenskoye në rajonin Krasnodar.

Në video shihet macja e madhe që shpëton nga duart e trajnerit të saj dhe hidhet mbi fëmijën, pavarësisht se ishte e lidhur me zinxhirë.

/Ora News.tv/