Luan Rama: Arta Marku injoron Vetingun, qëndrim arrogant dhe përçmues

Luan Rama: Arta Marku injoron Vetingun, qëndrim arrogant dhe

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama thotë se kryeprokurorja Arta Marku refuzoi procesin e vettingut, duke mos u paraqitur në seancën e sotme.

Luan Rama: Do të duhej të paraqitej sot para komisionit të Vetingut për vlerësimin që buron si detyrim prej reformës në drejtësi, por Prokurorja e Përgjithshme nuk ka dënjuar, nuk ka shkuar, është trembur, duke dëshmuar kësisoj jo vetëm mungesë respekti për Komisionin e Vetingut, por edhe mungesë sensi përgjegjshmërie për detyrën e lartë që është komanduar të kryejë!

Mesazhi është i qartë: procesi i vetingut e reforma në drejtësi janë të kompromentuar, aplikohen në mënyrë selektive e me dy standarde, mungon objektiviteti dhe paanshmëria që “urdhëron” Kushtetuta!

Qëndrimi i Prokurores së Përgjithshme: mosperfillës, përçmues, arrogant, i padenjë për një funksionar të lartë të shtetit!

ONM ( Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, të dëshmojë se është këtu për të mbrojtur integritetin e procesit!

EMISIONET