Luan në kitarë edhe pse po operohej në tru

Luan në kitarë edhe pse po operohej në tru

Ky është momenti i cuditshëm kur një muzikant nuk e ka problem që po operohet në tru dhe vazhdon i pashqetësuar të luajë në kitarë pavarësisht se ndodhej në dhomën e operimit.

Taskin Ibna Ali, 31 vjec, u detyrua të kryente këto veprime, në mënyrë që kirurgët të monitorojnë rikuperimin e lëvizshmërisë në gishtat e tij.

Inxhinieri dhe kitaristi nga Dhaka, kishte një çrregullim nervor, si pasojë e së cilës fillimisht nisi t’i mpihej gishti i mesëm i dorës së majtë. Brenda një viti, humbi kontrollin mbi të gjithë gishtërinjtë e asaj dore.

Mundësia tij për të luajtur në kitarë humbi për 80 për qind, duke ia pamundësuar vazhdimin e karrierës.

Pas operimit, ai ktheu ndjeshmërinë në të gjithë gishtërinjtë, por ende nuk e ndjen si duhet gishtin e tretë. Doktorët janë optimistë dhe shprehen se do t'ja rikuperojnë edhe atë, në mënyrë që të vazhdojë karrierën si duhet.

EMISIONET