Luajti vetëm 29 sekonda, talenti spanjoll "çmend" Zidane

Luajti vetëm 29 sekonda, talenti spanjoll "çmend" Zidane

Transferimi i Dani Ceballos në Real Madrid për shumë specialistë futbolli ishte një lëvizje e zgjuar, pasi Los Blancos siguruan shërbimet e një ndër talentet më premtues spanjoll, por, disa muaj pas, Ceballos po qëndron vetëm në stol duke mos arritur t’i tregojë vlerat e tij.

Zidane nuk po e aktivizon shumë spanjollin ndërsa e turpëroi kundër Leganesit, duke e inkuadruar në lojë vetëm për 29 sekonda, pasi sfida ishte drejtë fundit.

Menjëherë pas ndeshjes, tekniku francez i ka kërkuar falje Ceballos, ndërsa i ka dërguar një mesazh 21 vjeçarit.

Nuk ishte e lehtë, më vjen keq dhe këtë ia kam thënë. Nuk më pëlqen të inkuadrojë një lojtar për vetëm 29 sekonda, por shkoj si shkoj ndeshja.

“Jam shumë i lumtur me të, është djalosh i shkëlqyer dhe po punon shumë. Është i ri dhe duhet të vazhdojë të mësojë. Duhet të vazhdojë me punën e mirë dhe të koncentrohet që të marrë më shumë minuta”.-tha Zizu.

EMISIONET