Lu: SHBA mbështet shpresën e popullit shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar

Lu: SHBA mbështet shpresën e popullit shqiptar në luftën

Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu u shpreh se Amerika mbështet popullin shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe në forcimin e institucioneve demokratike.  Deklaratat ambasadori i bëri gjatë një pritje në presidencë në 100 vjetorin e themelimit të strehëzës së parë varfnore. Ndërsa presidenti Meta u shpreh se forcimi i shtetit ligjor dhe mbështetja e familjeve biologjike do të reduktojnë rastet e braktisjes së fëmijëve.

Në 100 vjetorin e krijimit të strehëz së parë vorfnore, që akomodoi 50 fëmijët e parë në Shqipëri Presidenti i  vendit Ilir Meta dhe ambasadori i SHBA Donald Lu përcollën mesazhe të qarta se shteti ligjor duhet të mbrojë së pari këtë kategori të vecantë. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Ambasadori i SHBA Donald Lu tha se Amerika mbështet popullin shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe në forcimin e institucioneve demokratike.

Lu: “100 vjet më parë amerikanët erdhën këtu për ndihmuar në ngritjen e strehës vorfnore. Sot SHBA vazhdojnë të mbështesin shpresat e popullit shqiptar nëpëmjet fuqizimit të FA shqiptare, luftës kundër krimit të organizuar, të zhvillimit të institucioneve demorkatike përfshirë edhe ato që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi. Së fundmi më lejoni të falenderoj presidentin për organizimin e aktivitet të sotëm dhe Institutit Kombëtar për Integrimin e Jetimëve shqiptarë për përgatitjen e kësaj ekspozite të bukur fotografike. Siç mund ta dini streha vorfnore është komshi me Ambasadën. Dhe ne i urojmë komshinjve tonë të dashur edhe 100.” 

Fjala e presidentit nisi me vlerësim ndaj humanistëve të parë, komuniteve fetare dhe personaliteteve të njohur që mbështetën me nevoja bazike strehim ushqim dhe veshmbathje fëmijët e braktisur.

Ilir Meta:  Problemet ekonomike dhe papunësia, grindjet përplasjet dhe dhuna në familje provokojnë çdo ditë divorce dhe krim. Divorci dhe krimi shkatërrojnë themelet e familjes. Shkatërrimi i familjes hedh në rrugë fëmijët. Në këto ditë të fëmijëve jetim në shoqërinë shqiptare, si president ndje përgjegjësi të shumfishtë që shteti, qeverisja qendrore dhe vendore, politikat publike dhe iniciativat private si dhe mbarë shoqëria shqiptare të bëjnë përpjekje të përbashkëta për intëegrimin e fëmijëve jetim që të rriten të shëndetshë, të arsimuar dhe edukuar. Të ndjejnë sigurinë e shtetit dhe të shoqërisë, të gëzojnë të sotmen e sigurt dhe të ardhmen e lumtur në atdheun tonë. Për fëmijët jetim më shumë se çdo shtresë tjetër shoqërore mos lejojmë që historia të përsërisë vetëveten. Ti japim fund tranzicionit, të forcojmë institucionet, të parandalojmë krizat politike dhe social ekonomike, të forcojmë shtetin ligjor dhe rendin, të godasim krimin e organizuar dhe korrupsionin, të luftojmë drogat dhe trafiqet e paligjshme dhe të ndalojmë punën e detyruar dhe keqpërdorimin e të miturve.

U nderuan pasardhësit e atyre që kanë kontribut të rëndëshim përgjatë viteve të kujdesit ndaj fëmijëve jetim.

Në shtëpinë e fëmijes “Zyber Hallulli” jetojnë 46 banorë fëmijë që nuk kanë prindër ose vijnë nga vështërisë të tjera social ekonomike. Gjithashtu në  vendin tonë ka qëndra të tjera ditore që ofrojnë përkujdesje ndaj fëmijëve në situatë rruge. Në vitin 2017, për këto qëndra rezidenciale parashikohet kthimi në shtëpi familje dhe fundin e ekzistencës së jetimore.

EMISIONET