LSI: Rama simbol i shkatërrimit dhe i vjedhjes

LSI: Rama simbol i shkatërrimit dhe i vjedhjes

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj deklaron se për mësuesit nuk është parashikuar rritje pagash në buxhetin e vitit 2019, por ka vetëm indeksim. 

Ajo akuzon kryeministrin Rama se po abuzon edhe me tekstet falas për fëmijët, ndaj u bën thirrje shqiptarëve të mos e durojnë më.

Kejdi Mehmetaj: "Kryeministri përmendi rritjen e pagave të mësuesve. Këtë e tha dhe ministrja dje në një mbledhje të Komisionit të Ekonomisë. Në fakt rritja e pagave të mësuesve, nuk është realitet. Ajo nuk është e reflektuar në tabelën e arsimit, zëri paga për buxhetin e vitit 2019. 25 miliardë zinte kjo vlerë përpara një viti, 25 miliardë zë dhe në vitin e ardhshëm. Dhe e vërteta e kësaj rritje në fakt është asgjë me tepër sesa thjesht indeksimi i rritjes së çmimeve. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të mos kenë më durim, të mos kenë më mëshirë për këtë kryeministër simbol të shkatërrimit, simbol të vjedhjes dhe tashmë siç edhe vetë e thotë, simbol të shpifjes." 

EMISIONET