LSI: Rama mashtroi në Gjermani kur tha se harxhojmë për ushtrinë 2% të PBB-së

LSI: Rama mashtroi në Gjermani kur tha se harxhojmë për

Lëvizja Socialiste akuzoi kryeministrin Rama se ka mashtruar në një vizitë për mediat gjermane, duke deklaruar se Shqipëria ka përmbushur kufirin e përcaktuar nga NATO, për të investuar në  Mbrojtje 2% të PBB-së.

Petrit Vasili në një dalje për mediat risolli në vëmendje vizitën e Ministres Xhaçka në SHBA, që sipas tij përgenjështron më së miri mashtrimin publik të Ramës.

Vasili: Edi Rama në Gjermani pak ditë më parë, në 26 prill, i pyetur nga mediat gjermane në lidhje me NATO-n, në lidhje me shpenzimin e 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në NATO dhe ndërtimin e një ushtrie europiane, Rama përgjigjet: Ne tashmë shpenzojmë 2% të PBB në NATO. 

Pyetja ime është: Ky mashtrim shumë i rëndë publik është vazhdim i strategjisë anti-euroatlantike të Edi Ramës apo në rastin më të mirë është një dalje nga kontrolli i sistemit psiqik dhe manisë për tu kthyer në gënjeshtar global?

10 ditë para kësaj deklarate, në takimin e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ky i fundit deklaron: Të gjithë tregojnë se Shqipëria është e përgatitur për të luajtur një rol në Ballkanin Perëndimor siç tregon dhe angazhimi juaj për të shtuar buxhetin e mbrojtjes në 2% të PBB deri në 2024. 

Pra nuk i thotë e ke realizuar.

EMISIONET