Gjykata e Beratit do të shqyrtojë kërkesën e LSI-së për rikthimin e hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi përfshirjen e punonjësve të policisë në fushatë. 

Prokuroria ndërpreu hetimet, pas ndjesës që kërkoi kryeministri.

LSI ankimoi vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për mosfillimin e procedimit penal ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Baza ligjore: Neni 75/a e vijues dhe neni 291 i Kodit të Procedurës Penale.

Fillimisht LSI ankimoi vendimin e prokurorisë së Përgjithshme  në Gjykatën e Lartë por kjo e fundit i kaloi çështjen gjykatës së Beratit, pasi deklarimet e kryeministrit u bënë në Kuçovë. 

Në datën 16 maj,ora 11:00, do të zhvillohet gjyqi ndaj kërkesës së LSI për rinisjen e hetimeve ndaj kryeministrit

/Ora News.tv/