LSI ka dalë në mbrojtje të pedagogëve dhe artistëve duke akuzuar qeverinë Rama si të papërgjegjshme. Në përfundim të mbledhjes së grupit, Petrit Vasili tha se dështoi me reformën në arsim dhe se vonesa e pagave të pedagogëve është prova e dështimit të ligjit të arsimit të lartë.

Vasili: Ky skandal nuk është thjesht dhe vetëm mos nxjerrja e një akti nënligjor por është prova e dështimit total të së ashtuquajturës reformës në arsim. E cila provoi që ishte një reformë fiktive e paqëndrueshme në funksion të interesave të klientelave.

Duke akuzuar Ramën se po kërkon të zëvendësojë skenën e teatrit me ERTV e tij.

Vasili: Mendojmë që ky kryeministër sot përfundimisht dha dhe një provë tjetër që është kundër shqiptarëve por edhe kundër vetes pasi rastësisht i përket dhe ai botës së artistëve pavarësisht se është një artist i dështuar. E ndonëse ky është dhe kompleksi i urrejtjes që ai ka për artin në Shqipëri.

Vasili tha se LSI kërkon një projekt dinjitoz për Teatrin Kombëtar ashtu si teatrot e vendeve fqinje.


/Ora News.tv/