Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë pjesë e seancës plenare të 15 janarit.  Vendimi u mor në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të LSI. 

Nënkryetari i LSI, Luan Rama, tha gjithashtu se grupi parlamentar mbështet qëndrimin e Kryesisë së kësaj partie për organizimin e protestës së opozitës në 27 janar.

Rama: Grupi vendosi të marrë pjesën në seancën e datës 15 janar. Për të ushtruar me vendosmëri dhe për të përmbushur rolin tonë si opozitë. Grupi gjithashtu mbështeti qëndrimin e mbajtur nga kryesia e LSI për organizimin e protestës së madhe të 27 janarit.Viti 2018 duhet të jetë viti i luftës së vendosur kundër varfërisë, abuzimit shtetëror.Viti 2018 të jetë viti i luftës së vendosur kundër varfërisë, kundër korrupsionit shtetëror, kundër krimit shterëror, kundër abuzivizmit shtetëror dhe kundër papërgjegjshmërisë shtetërore.

/Ora News.tv/