LSI: Buxheti 2018 shtyn të varfrit drejt varfërisë më ekstreme

LSI: Buxheti 2018 shtyn të varfrit drejt varfërisë më

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim shfrytëzoi një dalje për mediat për të falenderuar gratë që morën pjesë në konventën kombëtare të LSI-së për të folur për atë që e quajti situatë të rënduar të lidhjes së politikës me krimin

Gjosha tha se këto lidhje kanë prekur dhe financat e familjeve shqiptare.

Klajda Gjosha: Kishte shumë arsye që ajo sallë ishte e mbushur plot dje. E para sepse duhet ti jepet fund lidhjeve të politikës me krimin dhe e dyta sepse situata financiare është kthyer në një dhimbje të madhe për çdo familje shqiptare.

Gjosha tha se dhe shpresa e fundit që ishte buxheti i 2018  ka për qëllim rrënimin e situatës ekonomike.

Klajda Gjosha : "Shpresa e fundit që mund të mbahej te buxheti i vitit të ardhshëm, i vitit 2018, fatkeqësisht edhe ky buxhet rrënon akoma më shumë situatën në familjet tona.  Është një buxhet që i shtyn të varfrit drejt varfërisë më ekstreme dhe po detyron shtresën e mesme, por edhe rininë e këtij kombi që të largohet nga Shqipëria.

Deputetja e LSI-së siguroi se gratë dhe vajzat nuk do të ndalen në betejën e tyre deri në shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin.

EMISIONET