LSI 14 vjeç, Kryemadhi: Ne misionarët, do të çlirojmë vendin nga regjimi i Ramës

LSI 14 vjeç, Kryemadhi: Ne misionarët, do të

Monika Kryemadhi edhe sot nuk iu bashkua opozitës në Elbasan, por nga Tirana ajo uroi të gjithë simpatizantët dhe anëtarët e LSI-së për ditëlindjen e 14-ë të kësaj partie.

Në një postim në fb, Kryemadhi e cila prej më shumë se një viti drejton këtë parti, thotë se LSI lindi si parti e re 14 vite më parë, në 6 Shtator të vitit 2004.

"U mblodhëm dhe themeluam Lëvizjen Socialiste për Integrim, sepse arroganca e atëhershme e kupolës socialiste ishte e padurueshme, ishte çdo ditë e më tepër josocialiste, larg nga hallet dhe nevojat e mprehta të njerëzve të thjeshtë".

"Ne, LSI, thotë Kryemadhi,  jemi sot një parti e Shpresës, e mundësive sa më të barabarta dhe e Integrimit në familjen e madhe Europiane, që është një aspiratë e thellë dhe e patundshme e shqiptarëve.Ne jemi një Parti, që nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë Oligarkët dhe shpurat e tyre, ti mbiquajnë punëtorët dhe fermerët e thjeshtë me terma përbuzës".

Duke analizuar rrugëtimin dhe bashkëpunimet politike ndër vite, Kryemadhi thotë se ne PS-në ishin më afër ideologjikisht, por PS-ja nën drejtimin e Ramës dhe të rilindasve, u bë edhe më arrogante dhe në vend që të qeveriste, mbushi vendin me drogë dhe vazhdimisht ideoi e organizoi vetëm kurthe, intriga dhe fushata të maskuara mediatike kundër LSI-së.

"Të gjithë ne, sot jemi të qartë që kemi përballë jo vetëm një qeverisje të dështuar, por edhe një regjim të mirëfilltë, që mbahet në këmbë nga bandat e drogës, nga bandat që vrasin dhe terrorizojnë qytetet shqiptare, në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Durrës, Fier dhe padyshim edhe në Tiranë, nga bandat e tenderaxhinjve, nga bandat e mediave të shitura".

Kryemadhi thotë se LSI ka lindur dhe do të vijojë të jetë një parti njerëzish guximtarë e trima.

"Nuk ka më frikacakë më të mëdhenj se sa mercenarët kur ndeshen me idealistët dhe nuk ka më trima në botë se sa Misionarët që kanë qëllim çlirimin e vendit tyre nga pengmarrja e rregjimeve! Në këtë rast nga rregjimi i Ramës!”

EMISIONET