Lourdes Leon, e pa depiluar për fushatë reklamash

Lourdes Leon, e pa depiluar për fushatë reklamash

Vajza e Madonnës, imazh fushatës MadeMe të  një linje sportive, tregon sqetullën e pa depiluar.

Kundër rrymës, antikonformiste dhe krenare edhe për difektet e saj, Lourdes Leon i ka ngjarë mamasë, Madonës.

Edhe në fotot për fushatën MadeMe, në të cilën është imazh, 21 vjeçarja shkon kundër traditave të bukurisë femërore, duke treguar me krenari qimet nën sqetull (njësoj si mamaja e saj para disa vitesh), shkruan revista 'Vip da Look'

Ky koleksion është krijuar pikërisht për vajzat si Lourdes Leon, e pavarur dhe që nuk shqetësohet për atë që mendojnë të tjerët.

Dritat e neonit ndriçojnë pozicione jo seksi, pantallona të shkurtra dhe detajin mbi mungesën e depilimit.

Ka disa kohë që  Lourdes Leon ka hequr dorë nga brisku apo dylli dhe nuk mungojnë reagimet e ndjekësve të saj:

Ka nga ata që e vlerësojnë faktin që Lourdes shfaqet e lirë dhe disa të tjerë që mendojnë se një gjë e tillë është e shpifur.

Ajo duket se nuk e kuron shumë veten dhe madje nuk e bën një gjë të tillë as në një fushatë publicitare.

Duket naturale, mes pozave si Lolita dhe vështrimeve joshëse.

Në fund të fundit, çfarë mund të prisnim nga e bija e Madonës?!


Kliko ketu per te pare FOTOGALERINE

EMISIONET