Loredana Zefi ka thyer heshtjen për akuzën për mashtrimin e çiftit zviceran. Reperja në një deklaratë për shtyp për mediat kosovare është shprehur se paratë janë dhënë me dëshirë nga ana e çiftit zviceran duke mohuar akuzat se i kanë marrë me kërcënime apo mashtrime.

Loredana Zefi: "Jam këtu për shkak se po xhiroj një videoklip. Nuk kam arsye për të shtyrë xhirimet. Mbas mediave që kam lexuar unë mund të them që disa gjëra janë ndryshe. E rëndësishme për mua është që ju të dini se prej asnjë personi nuk janë marrë pare me dhunë, mashtrime dhe kërcënime. Këto para janë marrë me vullnet të palës tjetër. Ngjarja ka filluar në 2016 ku unë nuk kam qenë e përfshirë dhe nuk dija gjë për këtë rast. 

Në 2018 anëtarët e familjes Zefi më kanë treguar që në 2018 është mundësia për tyë mbyllur rastin. Nuk e di se çfarë kanë bërë këto persona mes tyre dhe pse nuk është mbyll çështja. Në 2018 kur mora vesh për rastin isha në gjendje ti ndihmoja dhe palën time, që familja ime është mbi të gjitha nuk më intereson media, muzika kur bëhet fjalë për familjen time. Kjo është familja e ime, jam e kënaqur dhe gjithmonë do i jem besnike familjes sime në kohë të mira dhe të vështira. Jam rrit në familje të madhe me 7 vëllezër dhe 2 motra, jam e vogla. Dhe babai na ka mësuar se asgjë nuk është më e shtrenjtë se familja. "

Loredana shtoi se nuk është arrestuar asnjëherë nga policia zvicerane por thjesht ka dhënë një deklaratë.

Loredana Zefi: "Rasti do sqarohet dhe ma merr se këto fjalë kanë për të ndryshuar, është e vërtetë se kam dhënë deklaratë në polici por nuk jam burgosur asnjëherë. Kam dhënë deklaratën dhe bashkëshorti im më ka pritur jashtë. Prokurori më lejoi të shkoja në shtëpi, ku ishte vajza ime dhe jetën e vazhdova normalisht. Paret nuk janë marrë me dhunë, kërcënime apo mashtrime. Pala tjetër e ka pranuar dhe e ka bërë me dëshirën e saj. "



/Ora News.tv/