Zbulimi i Partizanit zgjidhet "Lojtari i Vitit"

Lorenc Trashi përzgjidhet “Lojtari i Vitit” 2018.

Në mbrëmjen gala të fundvitit organizuar nga Institucioni i Futbollit në vend, Trashi u vlerësua me çmimin “Topi Artë” pas votimit të trajnerëve dhe kapitenëve të 10 skuadrave të Kategorisë Superiore.

Për herë të parë titullari i kuq vlerësohet si lojtari më i mirë i Kategorisë Superiore.Titullari i Partizanit ia dedikoi shokëve të skuadrës këtë vlerësim. Paraqitjet e tij, përgjatë këtij sezoni kanë bërë që kolegët dhe trajnerët në skuadrat e tjera ta votojnë më shumë se kushdo.

EMISIONET