Dekreti i Presidentit Ilir Meta, për të kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për lojërat e fatit, nga ngjallur një debat politik. Partia Demokratike i kërkoi Ministrisë së Financave të jap sqarime, pse biznesi i bixhozit është katërfishuar gjatë qeverisë së Edi Ramës, pse është lehtësuar nga taksat dhe pse prej 3 vjetësh shtyhet zbatimi i ligjit për mbylljen e tyre.
Fatbardha Kadiu: E vërteta është se ndryshimet ligjore favorizojnë Lotarinë Kombëtare, kompani e cila do të përfitojë nga lehtësitë në taksim, njësoj siç përfitojnë bizneset e tjera të bixhozi që nga viti 2015. Ndërkohe që,
biznesin e vogël e falimenton duke e futur në skemën e TVSH,
fatura e ujit është rritur me 40%,
energjia elektrike është rritur me 30% dhe
çdo biznesi i janë shtuar shpenzimet me 23 %,
i vetmi sektor ku qeveria bën lehtësira, që kur ka ardhur në pushtet, është sektori i bixhozit.
Ka një arsye pse bixhozi sot është 4 fishuar: Ky është një biznes që kontrollohet nga familja e kryeministrit Edi Rama dhe krimi i organizuar me të cilin qeveris.
Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e cilëson të drejtë veprimin presidentit ndërsa thotë se dekreti është një mundësi e re për kryeministrin, që të rikuperojë atë që e cilëson si turp të madh. Vasili shkruan në Facebook, se kryeministri pati shpallur luftë lojërave të fatit vetëm e vetëm që ato t'i përqendronte në pak duar.

/Ora News.tv/