Një delegacion i Koresë së Veriut ka mbërritur në Korenë e Jugut për një vizitë historike për të mbikqyrur kushtet ku do të qëndrojë ekipi olimpik i Penianit për lojërat dimërore që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Ajo drejtohet nga Hyon Song-wol, udhëheqësja e grupit popullor Moranbong, një person mjaft e famshme në shtetin diktatorial.

Koreja e Veriut ra dakord të dërgojnë një delegacion në Olimpiadën Dimërore 2018 pas bisedimeve dypalëshe të nivelit të lartë.

Vendimi është parë si një arritje diplomatike pas muajsh tensione mbi programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Mediat lokale treguan delegacionin e Koresë së Veriut që kalonte kufirin e fortifikuar me një autobus përpara se të mbërrinte në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Rrethuar nga qindra oficerë policie, ata pastaj hipën në një tren në qytetin lindor të Gangneung.

Por ishte në Hyon Song-wol ajo që mori vëmendjen e kamerave të Koresë së Jugut.

Ajo dhe grupi i saj prej 10 anëtarësh të Moranbong janë fytyra magjepsëse e Koresë së Veriut dhe janë përshkruar si përgjigje e Phenianit për Spice Girls.

Veç kësaj, Hyon Song-wol njihet edhe si ish e dashura e udhëheqësit suprem, Kim Jong-un.

Ajo do të udhëheqë trupën e artit të Samjiyon prej 140 anëtarësh, i cili do të japë dy shfaqje, një në Seul dhe një tjetër në Gangneung gjatë Olimpiadës.

/Ora News.tv/