'Lodra për Fëmijët', programi që çoi marinsat amerikanë në jetimore

Programi 'Lodra për Fëmijët' ka sjellë marinsat e Ambasadës Amerikane të cilët kanë dhuruar lodra për fëmijët e jetimores Bethany në Tiranë, pikërisht për festat e fundvitit.

Ata duken shumë të lumtur pranë fëmijëve, duke luajtur me ta dhe duke pozuar me të gjithë.

Ky program ka nisur shumë vite më parë në Los Anxheles nga Majori Bill Hendricks. Në 1974. Ai u frymëzua nga gruaja e tij Diana e cila tentoi t'i dhuronte një fëmije në nevojë një kukull që e kishtë bërë vetë, por nuk gjeti organizatë nëpërmjet së cilës ta bënte.

Nisur nga propozimi i saj, ai mblodhi disa marinsa që mblodhën dhe shpërndanë po atë vit 5000 lodra për fëmijët e qytetit. Me kalimin e viteve, programi nisi si një fushatë kombëtare.

EMISIONET