Vrasjet në Shkodër, Lleshaj: Krimi do të marrë goditje nga të gjitha krahët

Vrasjet në Shkodër, Lleshaj: Krimi do të marrë goditje nga

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se situata e kriminalitetit në Shqipëri është më e mira e mundshme pavarësisht ngjarjeve të rënda që kulmuan me vrasjet në Shkodër e Elbasan.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se autoritetet kanë marrë masa për të thelluar luftën ndaj grupeve kriminale. 

Sander Lleshaj: "Situata e sigurisë është në parametrat e saj më të mirë historikë, nëse i referohemi shifrave. Do të marrim masa të forta për të vijuar e thelluar luftën ndaj atyre grupeve kriminale që nuk janë vënë para drejtësisë për arsye të punës nevojitet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale."

Gjatë konferencës me homologun e tij te Çekisë, njëkohësisht Zv.kryeministër, z. Jan Hamacek, Lleshaj tha se ne Shkoder jane marre masa te forta.

Lleshaj:  Në Shkodër janë marrë masa të forta. Ne kemi qasje të integruara. Janë shumë agjenci që po punojnë në Shkodër. Do të bëhet një qasje e integruar që strukturat ende të mbijetuara të krimit në qarkun e Shkodrës të marrin një goditje nga të gjitha krahët, në mënyrë që ky fenomen dhe kjo pasiguri e krijuar për shkak të veprimtarisë së këtyre grupeve të marrë fund njëherë e mirë në Shkodër, Elbasan e gjetiu."

Zv.kryeministri cek, z. Jan Hamacek, tha se janë dërguar 10 ofiecerë të policisë ceke në kufi. Lidhur me qëndrimin e Çekisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, "PO"-ja është simbolike ndërsa procesi i vërtetë lidhet me përmbushjen e reformave.

EMISIONET