Nuk kanë fund firmat e futbollistëve të Superligës shqiptare në kampionatin kosovar të futbollit.

Merkato e kësaj vere do të mbahet mend si një prej eksodevë më të mëdha të këtij aksi, ndërkohë që i fundit në listë, por jo definitivisht firmos me Llapin. Bruno Arrabal është futbollisti më i ri i Llapit. Sulmuesi brazilian ka arritur akordin me klubin llapjan për një sezon.

Arrabal është një emër jo pak i njohur për tifozët shqiptarë. 27 vjeçari u aktivizua me Kamzën në 21 takim dhe Llapi pritet të jetë trampolina e madhe për të kapur futbollin Europian.  

Statusi i plotë:

"ZYRTARE: Bruno Arrabal prezantohet tek Llapi

Podujevë, 26 qershor 2019 – Pas marrëveshjes së arritur mes KF Llapit dhe futbollistit brazilian, Bruno Arrabal, meqë rast gjatë ditës së sotme është nënshkruar kontrata 1 vjeçare dhe në edicionin e ri Arrabal do veshë fanellën bardhekaltër të Llapit.

Bruno Arrabal, 27 vjeç, i lindur më 22.02.1992, është mesfushor defanziv i cili vjen nga Kategoria Superiore, në sezonin e fundit u paraqit në 21 ndeshje për Kamzën.

Mirësevjen BRUNO ARRABAL! "-thuhej në njoftimin e klubit kosovar. 


/Ora News.tv/