Një vajzë 17-vjeçare mbeti e plagosur në fshatin Rragam të Shkodrës, ndërsa banesa ku jetonte u përfshi në flakë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, ku në banesën e shtetasit V.K. ka rënë zjarr.

Për pasojë është dëmtuar shtetësja Elizabeta Kola.  Adoleshentja në gjendje paralize, si duket e ka pasur të pamundur të reagojë dhe ka marrë djegie në disa pjesë të trupit.

Ajo ndodhet në repartin e djegie plastikës në QSUT Tiranë, në kujdesin e mjekëve. Burime nga bluzat e bardha thonë se është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se zjarri në banesë është shkaktuar nga plasja e llambës.

Nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



/Ora News.tv/