Gazetari Arben Llalla në një lidhje për "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se policia shqiptare mund të ndalte autobusët me ekstremistë grekë të nisur për në Bularat.  

Pjesë nga deklaratat: 

Llalla: Asnjëherë nuk do të hiqet ligji i luftës. Do të jetë si një hanxhar mbi ne. Sigurimin grek e kemi në mes të Tiranës. I bëmë propagandë varrimit të tij sikur të ishte një hero ballkanik. Nëse do të donte Shqipëria dhe policia e saj, do të ndaleshin ata 1500 vetë. Nuk janë minoritarët e fshatrave por pjesëtarë të Agimit të Artë dhe një euro-deputete naziste. Ka 5-6 ditë që e ka shoqëruar Vangjel Tavo edhje Vangjel Dule. Ata mund ta kishin qetësuar këtë euro-deputete. 


/Ora News.tv/