Gazetari Arben Llalla në një lidhje për "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se Kostandin Kaçifas, i vrarë në Bularat, iu "shpërla" truri në Greqi.

Llalla: Babi Karathanos që prej vitit 1982 e përkrah shteti grek dhe çdo vit përkujton festën e Vorio Epirit. Kacifas iu bë shpëlarje truri. Ata janë rreth 200 veta minoritarë, biles edhe shqiptarë që për përfitime ekonomike kanë rënë pre e shërbimit sekret grek dhe të Agimit të Artë. Nëse ata izolohen, ngelin si peshku pa ujë. Me fondet e Kserës kur ishte ministër janë financuar aktivitete antishqiptare. Ka financuar njerëz dhe individë që kanë bërë aktivitete antishqiptare në Athinë. 

 

/Ora News.tv/