Vettingu, Kushtetuesja: Shpëtojnë të dorëhequrit!

Vettingu, Kushtetuesja: Shpëtojnë të dorëhequrit!

Dorëheqja e Adriatik Llallës nga mundësia për t’u emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit, do të thotë ndërprerje e menjëhershme e procesit të vetingut ndaj tij. Aneksi G i Kushtetutës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë, sigurojnë që ish-kryeprokurori të mos i nënshtrohet rivlerësimit ndërkohë që nga ana tjetër kjo do të thotë përjashtim nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet.

Dorëheqja që ish-prokurori Adriatik Llalla i paraqiti Presidentit të Republikës dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i siguron atij ndërprerjen e procesit të vettingut menjëherë. Ish-prokurori i tha Ora Neës se ka hequr dorë nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar i Gjykatës së Apelit dhe rrjedhimisht kjo dorëheqje ndërpret procesin e vetingut ndaj tij.

Edhe pse ligji për rivelrësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve sanksionon se kjo dorëheqje duhet të ndodhte 3 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Gjykata Kushtetuese nga ana e saj e ka interpretuar se kjo dispozitë bie ndesh me Kushtetutën, përkatësisht në Aneksin G të saj ku thuhet:

1. Subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet.

Në argumentimin e saj, Gjykata Kushtetuese shkruan se akti i dorëheqjes është një akt vullnetar dhe nuk mund të kufizohet në kohë, pasi do të cenonte të drejtën e subjektit për të zgjedhur punën e tij.

Nga këto dispozita, kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do t’i nënshtrohet procesit të vettingut, por neni 2 i aneksit G të Kushtetutës e përjashton ish-prokurorin 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Nëse subjekti jep dorëheqjen, atëherë atij i hiqet e drejta të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm.






EMISIONET