Liverpul e Napoli sfida delikate, Reali provon "marshimin"

Liverpul e Napoli sfida delikate, Reali provon "marshimin"

Dita e sotme rikthen emocionet e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë ato të  Uefa Champions League, me skuadrat e grupit E, F, G dhe H që luajnë ndeshjen e 5-të në fazën e grupeve.

Ekipe si Reali i Madridit, Sevilja apo dhe Liverpul duan t’i bashkohen skuadrave si PSG, Bayern Munich, Manchester City dhe Tottenham Hotspur që tashmë e kanë siguruar kalimin  në fazën tjetër.

Dueli që mund të tërheqë vëmendjen e teleshikuesve pritet të jetë takimi i grupit E , midis Sevilja dhe Liverpul që luhet në “Ramon Sanchez Pizjuan”. Ky takim pritet të vendosë shumë për fatin e grupit, me spanjollët që mbajnë vendin e dytë, -1 pikë më pak se anglezët, që në takimin e parë ishin shumë afër fitores por goli i Correa në minutën e 72, përcaktoi rezultatin përfundimtar 2-2.

Po  në këtë grup, Spartaku i Moskës e ka të detyrueshëm 3-pikëshin përballë sllovenëve të Maribor, me rusët që tentojnë të bëjnë suprizën në grupin E

Sfida interesante ofron edhe grupi G, me Monacon që janë të dënuar për te fituar përballë Lajpzig, nëse francezët duan të vazhdojnë aventurën në Champions, ndërsa në Stamboll, Besiktashit kryesues i mjafton vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë në grup, edhe pse përballë do ketë portugezët e Porto.

Në mbrëmjen e sotme luhen edhe në grupin H, ku Tottenham viziton Dortmund, ndërsa kampionët në fuqi të Realit pritet të kenë një sfidë të lehtë në letër, në Qipro, përballë Apoel.

Në grupin F, Manchester City tashmë i sigurtë në 1/16 , pret në shtëpi hollandezët e Fejnordit, ndërsa Shaktari i Doneskut udhëton për në “San Paolo “ ku do takohet me skuadrën e Napolit.

EMISIONET