Shqipëria e Bushit e pëson sërisht, Sllovakia ngjitet e dyta dhe shpreson Europianin

Kombëtarja e 21 vjeçarëve ka pësuar dhe humbjen e dytë përballë Sllovakisë. Kuqezijtë e drejtuar nga Alban Bushi janë mposhtur me shifrat tenistike 4-1 nga sllovakët, që dominuan kundërshtarin në të gjitha aspektet. Serinë e golave e hapi sulmuesi Harlis që mposhti Kastratin me një diagonale vrasëse në minutën e 19-të. Ndërkohë që goli i dytë erdhi në fundin e pjesës së parë me autor Samuel Mraz.

Një pushim që u duk sikur i bëri mirë kuqezijve të vegjël që arritën të ngushtonin shifrat me të përhershin Manaj. Por goli i lushnjarit, nuk shërbeu për të marrë një pikë, madje vendasit shënuan sërisht me Siplak dhe Mraz që plotësoj dopietën e tij personale dhe "pokerin" për Sllovakinë. Me këtë humbje Shqipëria është me një këmbë jashtë Europianit të vitit të ardhshëm, pasi ndodhet në kuotën e 6-të pikëve, pas 7 takimeve.

Të gjithë golat e takimit:








Formacionet zyrtare:

EMISIONET