Europa League/ Atletico- Marseille në finalen e Lyon-it

Europa League/ Atletico- Marseille në finalen e Lyon-it

Atletico e Madridit është skuadra e parë finaliste e kompeticionit Europa League. "Los Colcheoneros" nuk i lanë vend suprizave, duke triumfuar me rezultatin e ngushtë 1 me 0 në "Wanda Metropolitan" përballë Arsenalit.

Të besuarit e Diego Simeone që këtë ndeshje e shikoj nga shkallët e stadiumit, iu mjaftoi një gol i Diego Costa në fundin e pjesës së parë për të kaluar në finalen e madhe të Lyon-it. Kjo është hera e 3-të që madrilenët arrijnë në finalen e këtij kompeticioni, ku dy herët e para ia ka dal të ngre larg trofeun.

Ndërkohë skuadra e Marseille është ekipi i dytë që i bashkohet Atletikos së Madridit në finale. Francezët arritën të kualifikoheshin falë minutave shtesë pasi 90-të minutat mbaruan me avantazhin 2-0 të Salzburg, rezultat ky që kishte arritur dhe Marseille në Francë para një jave.

Heroi i ndeshjes ishte padyshim Rolando i cili me golin e tij në minutën e 116-të i dha kualifikimin skuadrës së Marseille me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Finalja e Europa League do të luhet më  16 maj në Lyon të Francës.


"Live" të gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes 

116' Rolando shënon për Marseille dhe kualifikon francezët në finale me rezultatin e përgjithshëm 3-2

90+3' Mbyllet takimi. Atletico Madrid ne finale.

90' Akordohen 3 minuta shtese 

77' Karton i verdhe per Costa, pas tentatives per te vonuar lojen.

75' Griezmann futet ne zone, por ndalohet nga mbrojtja angleze qe pastron zonen

73' Zevendesim tek Atletico, Nolito i le vendin Correa-s

71' Rremuje ne zonen e Atletico. Mkhitaryan shkarkon te djathten, me topin qe shkon shume prane traverses

70' Ndeshkohet me karton te verdhe dhe Saul

68' Zevendesim tek Arsenal. Wilshere i le vendin Mkhitaryan 

66' Xhaka tenton te surprizoje nga larg. Oblak ben heroin.

59' Ndeshkohet me karton te verdhe Monreal

51' Karton i verdhe per Gabi.

46' Nis pjesa e dyte

45+3' Mbyllet pjesa e pare: Janë mbyllur 45 minutat e para në dy takimet Atletico Madrid-Arsenal dhe Salzburg-Marseille. Një pjesë e parë që nuk prodhoi gola, me skuadrat që menduan më shumë të mbronin se sa të dilnin përpara. Në "Wanda Metropolitan" ishin vendasit ata që kishin mundësi të mira shënimi, por as Diego Costa dhe as Antoine Griezmann nuk arritën të tundin rrjetën. Në sekondat e fundit të kohës së rregullt, Costa i shërbyer nga Griezmman dërgoi në avantazh minimal Atleticon e Madridit drejt dhomave të zhveshjeve.

Edhe në takimin tjetër, ishin austriakët e Salzburg që kishin raste për gol, me Dabbur e Berisha që u ndalën në momentin final nga mbrojtja e skuadrës franceze.

45+2' Kombinim perfekt mes Griezman dhe Costa, i cili nuk fal duke realizuar per 1-0


45' Akordohen 3 minuta shtese

42' Kartoni i pare i verdhe i sfides. Ndeshkohet Jack Wilshere

37' Griezmann ben gjithcka mire ne zone, por goditja e francezit perfundon shume prane shtylles pingule

14' Monreal hedh nje top ne zone, por qe nuk shfrytezohet nga asnje lojtar i Arsenalit

11' Koscielny le fushen i demtuar. Ne loje Chambers.

6' Costa fiton duelin e forces me mbrojtjen angleze. I vetem perballe Ospina godet jashte.

1' Nis takimi Atletico Madrid-Arsenal

Golat live: (0-2) Salzburg-Marseille 2-0  (Haidara 53' Xaver Schlager 65'/)




EMISIONET