Përplasjet në KZAZ-të dhe skandali i përgjimeve e kanë trazuar Kryeministrin Edi Rama, por jo sa për ta zbrampsur nga 30 Qershorit. 

Edi Rama: Marrja peng e 30 qershorit është orvatje për ti mbyllur Shqipërisë derën e negociatave dhe gjithë plani me përgjime të pahetuara por të mbyllura në kasafortë dhe të dorëzuara në PD që i lajmëron para se të dalin në Gjermani, gjetja e vendit dhe kalendari i përgjimeve i përputhur me protestat flasin vetë për këdo që dëshiron të shikojë dhe mendojë .

Është revolucion imagjinar me punonjës bashkie e të rinj rrugëhumbur që maskohen por që funksionon në raport me qëllimin sepse prodhon të gjitha pamjet e shëmtuara, krejtësisht të papërputhshme me imazhin e një vendi që është gati të hapë negociatat në sytë e atyre që na shohin nga jashtë. Nga ana tjetër synon të mbjellë frikën tek njerëzit brenda sikur çfarë çdo të ndodhë .

Sot ne kemi planifikuar takimin elektoral në Shkodër. Për herë që nga 1991, qysh se ne kemi nisur fushatën rishfaqet fenomeni i dëshpëruar i antimitingashësve. Enveristët fanatikë të 1991 që përpiqeshin në grahmat e fundit te enverizmit institucional ti zinin rrugen partise se sapolindur PD, sot rishfaqen ne grahmat e asaj partie qe ka humbur totalisht busullen dhe sensin e misionin për të cilin lindi dhe rrogatarëte paguar nga taksat ne nivelin vendor po i përdor njësoj siç përdorte asaj kohe partia e vjetër e punes disa falanga njerëzish pa të ardhme. Ajo që është e trishtueshme eshte se nuk ka as shumicen e shqiptareve por  dhe asnje mik te partnereve nderkombetare. Si shumica e shqiptareve ashtu dhe nderkombetaret jane vendosmerisht kunder.  

Policet bashkiake nuk do punojne me per shtetin

Rama tha se policet bashkiake te cilet u angazhuarn per te liruar KZAZ nuk do te punojne me per shtetin

Edi Rama: Pjesa e trishtueshme eshte e njerezve te perdorur, policëve bashkiakë që po humbasin të drejtën të punojnë për shtetin. Janë në shkelje flagrante të ligjeve. Edhe pse në këtë farsë entuziazmi në oborre shkollash që digjen apo vandalizohen mund të ndihen të imunizuar nga ligji jeta vazhdon edhe pas 30 qershorit.  

Paralajmeron kryebashkiaket e djathte

Edi Rama: "Ka nje ligj dekriminalizimi dhe keta kryebashkiake nese vazhdojne te bejne keta që po bëjnë do humbin mundësinë edhe të bëhen kryepleqë." 

Plani per 2 prill tjeter

Pas vendimit të Kryetares së Bashkisë së Shkodres për të mos lejuar PS të zhvillojë mitingun elektoral në kryeqendren e veriut, nga foltorja e Parlamentit, Edi Rama i frikësohet një seknari të dhunshmë, madje duke e krahasuar me një masakër të mundshme si ajo e 2 Prillit të 1991 me 4 viktima. Mazhorancës dhe policisë i kërkoj të vetëpërmbahen, ndërsa për Presidentin Meta kreu i qeverisë mendon që po e acaron më tëj situatën me qëndrimin e tij të njeanshëm.

Edi Rama: 30 qershori do të jetë dita e zgjedhjeve, duan apo nuk duan, qoftë ata që i fusin në këtë zjarr qoftë këta që i ndjekin drejt zjarrit. Sidoqoftë ajo që na takon është çka i takon kujtdo që është në të drejtën, të jemi të vendosur dhe të vetëpërmbajtur. Mbase plani është për të bërë një 2 prill tjetër sot pasdite. Sepse historia e këtyre 30 viteve ka treguar se asgjë nuk ka ndryshuar në vizion, qasje dhe metodë, në kokën e atij që është lideri suprem i PD-së. Dhe fatkeqësisht ky është edhe rezultati i përfshirjes skandaloze të atij që është sot është në zyrën e presidentit por që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë duke i hedhur benzinë zjarrit.

Para dy ditësh morëm informacion se njerëz që lehtësisht mund të verifikohen se me këtë janë të lidhur në katërshen, që iu është kundërvënë fuqimisht zgjedhjeve për t'iu kundërvënë Evropës, ashtu siç e shkruan Ismail Kadareja në faqen e që lexova, kanë komunikuar me disa persona në burgje duke i nxitur të marrin në dorë pjesë të tyre të revolucionit imagjinar dhe çuditërisht menjëherë mbas këtij informacioni del letra e presidentit të shqetësuar për situatën në burgje.

Nëse presidenti do të ishte realisht i interesuar për situatën në burgje minimalisht nuk duhej të rende ta publikonte letrën, minimalisht, të cilën e ka dërguar në adresën e gabuar pavarësisht se ai sot ndihet komandanti suprem në krah e liderit suprem, nuk ka asnjë tagër ti drejtohet askujt tjetër për informacion përveçse ministrave përkatës. Drejtorët nuk janë nomeklaturë e presidentit.

Farsa është në sy të të gjithëve. Duhet thënë që policia e shtetit është vendosur në një trysni të pazakontë dhe meriton solidaritetin dhe inkurajimin për të vazhduar të jetë i vetëpërmbajtur. Pavarësisht se shumëkush mund të kërkojë reagime më të ashpra nga ata me skafandër dhe me shkopin e gomës në dorë deri sot kanë preferuar të shtyhen nga ata që vijnë përballë. Është gjëja e duhur që bëjnë."




Rama flet per haxhiqamile

Rama perserit akuzat ndaj opozites se qellimi i tyre eshte shmangia nga drejtesia, te ciles nuk do ia dalin. 

Edi Rama: Nuk ka për të ndodhur që hallet e tyre të bëhen hallet e Shqipërisë. Përpjekja për ta rrumpallizuar  vendin, taman kur po bën reforma dhe po ngre me vështirësi ngrehinën e një shteti që nuk e kemi pasur kurrë  do të marrë përgjigje jo thjesht e vetëm  për shkak të aventurierëve 3 Haxhi Qamil dhe 1 Qamil Haxhiu, që kanë marrë përsipër të tundin dynjanë por edhe për efektet skandaloze që kanë mbi njerëzit e zakonshëm. Nësemësohen  me shembullin skandaloz që ia jep vetes të drejtën të shkelësh të gjithë të drejtat e të tjerëve ti fiton atëherë jemi në mbretërinë e Qamile Haxhiut.

30 qershori vjen shumë shpejt, e kalon por drejtësia që duket sikur harron nuk harron dhe drejtësia nuk do të harrojë askënd që kujton se është koha për të hedhur në erë Shqipërinë dhe mbërritjen e drejtësisë. Asnjë shans. Maksimumi do të jetë një dëm i madh i përkohshëm që do na pengojë celjen e negociatave në tetor, gjë që nuk e përjashtoj të mos ndodhë. Por maksimumi kjo maskaradë e organizuar për ta bërë Shqipërinë copë e cikë në sy të atyre që do të marrin vendime për Shqipërinë maksimumi do ta arrijnë këtë. Një gjë është e sigurtë si drita që shohim këtu është se reformës në drejtësi dhe daljes para drejtësisë këta Haxhiqamilë nuk i ikin dot. Këtë do ta tregojë dhe filxhani i Haxhi Qamilit" 

Deputetja Rudina Hajdarit i ka kërkuar Ramës që të mos këmngulë për 30 Qershorin nëse vendi shkon në përplajse civile, ndëra Presidentit i ka kujtuar burgun nësë merr vendim për shpqërndarjen e Parlamentit.

Deputetët e opozitës së re kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me propozimin e PS, i cila kërkon të ndalojë 5-10 vjet lëvizjen nga vendi për ata që kryejnë krim zgjedhor. 

Edi Rama:  Ndalimi i daljes jashtë shtetit 5-10 vjet pas dënimit për krimet zgjedhore është shprehje e vullnetit për ti dhënë fund një herë e mirë historisë së aventurierëve të çfarëdolloj dhe kujdopale që të mendohen edhe kur të flasin në telefon. Të mendohen një mirë herë kur të hedhin një hap. Bujrum ta bëjmë sepse nuk po bëjmë ndonjë shpikje. SHBA pengimin e zgjedhjeve e kanë krim. Ata që pengojnë zgjedhjet nuk hyjnë në SHBA.

/Ora News.tv/