Hap fals i Interit, Napoli "humbet" titullin

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 28--të të Seria A, mes Interit dhe Napolit. Një pikë që nuk i bën punë asnjërës nga skuadrat, madje i lë pas rivalëve, që duhet thënë se kanë bërë mirë në takimet e kësaj jave.

Rastin më të mirë për të shënuar e kishin vendasit, por Milan Skriniar nuk shenjëstroj mirë me kokë, me topin që u ndal nga shtylla e majtë pingule. Sekondat e fundit ishin drithëruese por shëndijat nga porta në portë nuk mjaftuar për të ndezur publikuar që priti për 90 minuta për të shijuar golin, gol që nuk erdhi.

Me këtë barazim Inter mbetet në vendin e 5-të me 52 pikë, ndërsa Napoli mbetet i dyti, -1 nga Juventusi kryesues.

Duhet theksuar se si Inter ashtu dhe Juventus kanë një takim për të rikuperuar, pikërisht ndaj Milanit dhe Atalantës.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  

90+4' Mbyllet i gjithë takimi.

90' Arbitri i katërt akordon 3 minuta shtesë.

79' Zëvendësim tek Inter, Candreva i lë vendin Valero.

71' Zëvendësim tek Napoli, Hamsik i lë vendin Zielinski.

64' Zëvendësim tek Inter, Rafinha i lë vendin Eder.

48' Skriniar godet shtyllën, Inter pranë avantazhit.

45Nis pjesa e dytë mes Interit dhe Napolit.

Pjesa e parë: Janë mbyllur 45 minutat e para të takimit mes Interit dhe Napolit. Një pjesë e parë e vakët dhe me shumë gabime në mesin e fushës. Vlen të përmendet një rast i mirë për të shënuar i Hamsik, me sllovakun që nuk goditi mirë, duke ia dërguar lehtë në dorë Handanovic,

45+1' Mbyllet pjesa e parë

45' Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë.

38' Karton i verdhë për Gagliardini.

36' Candreva godet me të majtën. Goditja përfundon jashtë.

24' Goditja nga jashtë zone nga Hamsik. Topi përfundon shumë larg kuadratit.

17' Karton i verdhë për Allan.

14' Rast i mirë për Napolin, por Hamsik godet lehtë. Pret Handanovic. 

1’ Ka nisur takimi në "Guiseppe Meaza".

Formacionet zyrtare:

EMISIONET