Është Danimarka kombëtarja e rradhës që sigoron biletën për në botërorin “Rusi 2018”.

"Vikingët" shkatërruan në Dublin, Irlandën , me rezultatin 5 me 1. Tregolëshi i Eriksen dhe goli i Kristiansen dhe Niklas Bendner me penallti, zhvlerëuar golin e Stefan Duffy, që dha idenë e një ndeshje që do anonte në anën e vendasve, po që në fund ishte thjeshtë një iluzion, pasi minutat e mbetura u kthyen në një makth për "bardhjeshilët"

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  


90+2' Përfundon ndeshja në Dublin.

90' Gjyqtari i katert akordon 2 minuta shtesë

90' Niklas Bendner godet nga pika e bardhë e penalltisë, shënon për 1 me 5 

89' Ndërhyrje e rrëzikshme ndaj  Bendner, albitri akordon penallti per Danimarkën

74'  Gabim në mbrojtje nga irlandezët, godet Eriksen për 1 me 4 

62' Gool Eriksen (Danimarkë), udhëheq Danimarka 1 me 3

51' Pione Sisto (Danimarkë) godet prej rreth 30 metra, por topi  përfundon shumë larg kuadratit

46' Nis pjesa e dytë e takimit 

Pjesa e parë. Ka mbaruar pjesa e parë e takimit Irlandë- Danimarkë në Dublin. Plot 3 gola në 45 minutat e para, me vendasit që zhbllokuan rezultatin, por Danimarka arriti të përmbysë në vetëm 3 minuta, duke e mbyllur dhe 45 minutëshin e parë në fitore , 1 me 2. Deri në këto momente është Danimarka që “siguron” biletën për në botëror.


45' Mbyllet pjesa e parë. Albitri i katërt nuk akordon  asnjë minuta shtesë.

33' Goal! Christian Eriksen (Danimarkë) ,  1 me 2

30' Shënon Kristiansen (Danimarkë), Irlandë-Danimarkë 1 me 1


25' Shanc i mirë për James McClean (Irlandë) që godet jashtë portës.

19' William Kvist (Danimarkë) godet nga fare pranë portës por portieri Darren Randolph është në pozicion duke e dërguar topin në një goditje nga këndi.

 6'  Goditje e bukur me kokë nga Shane Duffy (Irlandë) , që përfiton nga një gabim i Shmalker, dhe shënon për 1me 0

 1’ Ka nisur takimi në Aviva Stadium të Dublinit

Formacionet zyrtare:

/Ora News.tv/