Sowe e Nimaga "përmbysin" Flamurtarin, Skënderbeu kalon në finalen e Kupës

Sowe e Nimaga "përmbysin" Flamurtarin, Skënderbeu kalon

Është Skënderbeu finalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë.

Korçarët luajtën një 90 minutësh perfekt në transfertën e Vlorës, ndaj Flamurtarit, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 2-0.

Një rezultat që i hap rrugë të besuarve të Ilir Dajës për të diskutuar finalen e Kupës, pasi golat e Sowe dhe Nimaga zhvlerësuan avantazhin e takimit të parë të kuqezijve.

Në finalen e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu do të gjej Laçin që nga ana e saj eliminoi pas barazimeve 0-0 dhe 1-1 Kukësin.

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Laçit do të luhet ditën e 27 majit, ndërsa mbetet të vendose stadiumi dhe orari.

EMISIONET