Teuta fiton "derbin e mbijetesës" me Vllazninë, Lushnja matematikisht një kategori më poshtë

Teuta fiton "derbin e mbijetesës" me Vllazninë, Lushnja

Teuta ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme përballë Vllaznisë, me durrsakët që kanë fituar 2-0 derbin e mbijetesës.

Ishin golat e kroatit Ante Hrkac dhe rrjeta e Hakaj që i dhanë 3 pikët bregdetarëve dhe i ngjiten në kuotë të njëjtë pikësh me kuqeblutë, që tani kanë dhe moralin në disfavorin e tyre. Kroati zhbllokoi shifrat në minutën e 32-të teksa shfrytëzoi një dalje jo të studiuar mirë nga Sherri në një goditje këndi, dhe me kokë nuk fali. Më pas, shumë pranë mbylljes së pjesës së parë ishte një "ish" si Hakaj që dyfishoi.

Kur kanë mbetur dhe 7 takime për tu zhvilluar Vllaznia dhe Teuta numërojnë 33 pikë, me shkodranët që janë më lart në rënditje për shkak të golavarazhin -6 kundrejt atij të Teutës -8.

Por përveç kësaj, në luftë për mbijetesë është plotësisht dhe Kamza që ka një pikë më shumë se Vllaznia e Teuta. Ndërkohë fitorja e Teutës vendosi dhe verdiktin e parë të këtij sezoni, Lushnja zbret matematikisht një kategori më poshtë.

Golat e takimit:



EMISIONET