Presidenti Ilir Meta komenton nismën e Partisë Socialiste për shkarkimin e tij.

Në konferencën për shtyp të thirrur pasditen e sotme (11 qershor) një ditë pas firmosjes së dekretit për anulimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve, Presidenti u pyet nëse druhet të ketë vërtet fatin e Salvador Allende

Meta sërish u shpreh i gatshëm: Hajt të zgjidhim krizën dhe ikën presidenti. 

Meta: Unë nuk e kuptoj pse duan të më shkarkojnë. Unë jam vetëofruar siç e dini edhe ju për ta lënë këtë detyrë dhe gjithmonë i gatshëm që kjo sakrificë të bëhet në zgjidhje të kësaj krize dhe të garancive që gjithçka do të funksionojë normalisht. Tani u intereson zgjidhja e krizës, apo largimi i presidentit. Po qe se ju intereson largimi i presidentit kjo është shumë e lehtë hajt të zgjidhim krizën dhe ikën presidenti. Nuk ka asnjë problem".

Mazhoranca, nismë për shkarkim

Partia Socialiste ka nisur  mbledhjen e firmave për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit.  Konferenca e kryetarëve e mbledhur paraditen e sotme vendosi që të enjten të ketë 5 orë mocion me debat për dekretin e Presidentit që anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Vendimi është marrë në Konferencën e Kryetarëve me dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës së re parlamentare. Në fund shumica do të kërkojë shkarkimin e Presidentit Meta. 

Pyetje: A është vendimi im i influencuar nga zoti Basha, Berisha apo Monika

"Absolutisht. Basha e ka marre vesh ne oren 19:15 te momentit te fillimit te mitingut permes nje telefonate zyrtare. Basha nuk e ka ditur qe telefonata eshte regjistruar. I eshte kerkuar te nderpritet mitingu ne cdo moment qe te kete manifestim dhune." 

Pyetje:  Ju i referoheni disa precedentëve që kanë shtyrë datën e zgjedhjeve por në të gjitha precedentët ka pasur një datë për zhvillimin e zgjedhjeve. Në rastin tuaj nuk ka një datë. Kjo është pika që atakohet nga maxhoranca

Ilir Meta: Gjeni këtu ku është shkelja e kushtetutës se ndoshta keni parë ndonjë kushtetute tjetër

Lexo me shume: Meta tregon drekat me Ramën e Berishën para firmosjes së dekretit dhe telefonatën e Bashës



/Ora News.tv/