Per here te pare qe prej 1958, Italia deshton dhe nuk arrin te shkoje ne Kampionatin Boteror te Futbollit. Kater here kampione e Botes, Italia mbetet jashte Rusi 2018, pas humbjes me Suedine ne ndeshjen e play off.

Përfundoi pa gola takimi  në "San Siro" midis Italisë dhe Suedisë. Italianët sulmuan me të gjitha forcat me suedezët që ishin të pakalueshëm. Ky rezultat i nxori jashtë botërorit "axurrët". 

Italia nuk ia doli të marrë një rezultat pozitiv që do i ndihmonte të siguronte një biletë për në botërorin që zhvillohet në Rusi verën e ardhshme, duke ngelur jashtë këtij kompeticioni . Katër herë kampionët e botës dominuan gjatë gjithë takimit suedezët, të cilët kishin ardhur në Milano për të menaxhuar fitoren 1 me 0 të arritur pak ditë më parë në Stokholm.

 
"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes 

90+5’ Mbyllet takimi në San Siro

90’ Gjyqtari i katër akordon 5 minuta shtesë

54′ Shpëton për mrekulli porta e Suedisë pas fluturimit të Florencit.

46' Nis pjesa e dytë e takimit

Pjesa e parë. Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në San Siro midis Italisë dhe Suedisë. Italianët sulmuan me të gjitha forcat me suedezët që ishin të pakalueshëm

45+4’ Mbaron pjesa e parë

45+3’Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë.

40' Rast i mirë për Immobile, largojnë mbrojtësit suedez

28′ Rast ideal për Italinë, shpëton për mrekulli porta e Suedisë

1’ Ka nisur takimi në San Siro 

Formacionet zyrtare të ndeshjes Itali-Suedi:


/Ora News.tv/