Zyrtarët e Listës Serbe në Kosovë kanë vazhduar me kërkesat e tyre për themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Srdjan Popoviq, kryetar i Graçanicës ka bërë thirrje te bashkësia ndërkombëtare që të bëjnë presion për formimin e Asociacionit.

“Ne të gjithë e dijmë se kush po e pengon themelimin e Asociacionit. I bëj thirrje ndërkombëtarëve që të ushtrojnë presiojn që ky proces të fillojë më në fund”, ka thënë Popoviq për B92, trnasmeton lajmi.net

Ambasada e Amerikës në Kosovë ditë më parë në një përgjigje për lajmi.net bëri thirrje te Qeveria që të nisin punët për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Ndryshe, Asociacioni është një nga marrëveshjet e Brukselit që kanë mbetur pa u zbatuar

Dilema ka edhe për datën se kur do të vazhdojë dialogu.

As nga pala kosovare, e as nga ajo serbe ende nuk kanë dhënë ndonjë datë.

/Ora News.tv/