Lista Serbe i ofron përkrahje të plotë Vuçiç për Kosovën

Lista Serbe i ofron përkrahje të plotë Vuçiç

Ka përfunduar takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me përfaqësuesit e Listës Serbe nga Kosova, pas më shumë se katër orë.

Takimi i Vuçiç me përfaqësuesit e Listës Serbe thuhet të jetë mbajtur për diskutime lidhur me situatën dhe zhvillime te ngjarjeve në Kosovë, por që nuk janë dhënë detaje.

Takim të tillë ka zhvilluar edhe Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën ,Marko Gjuriç.

“Ai ka theksuar se për periudhën që po vjen, autoritetet në Beograd dhe përfaqësuesit e Listës Serbe  janë shumë të koordinuar në atë mënyrë që t’i përforcojnë kapacitetet diplomatike  dhe politike për mbrojtjen e shtetit të Serbisë dhe interesave kombëtare në një masë të madhe”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline. Sipas njoftimit, Gjuriç me përfaqësuesit politike të serbëve nga Kosova ka diskutuar për situatën politike dhe të sigurisë në krahinë dhe për procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu përfaqësuesit serb, të prirë nga lideri i Listës Serbe, Goran Rakiç, i ofruan mbështetje të plotë presidentit serb, Alekandër Vuçiq, dhe lidershipit serb në përgjithësi.

“Përfaqësuesit e serbëve nga Kosova i ofruan përkrahje të plotë presidentit [serb] Aleksandër Vuçiç, dhe qeverisë serbe në përpjekjet e tyre për t’i zgjidhur problemet në Kosovë duke gjetur një zgjidhje kompromisi që do ta garantonte mbijetesën dhe zhvillimin e serbëve [në Kosovë]”, thuhet në mediat serbe.

“Ata po ashtu kanë treguar pikëpamjen e tyre në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ku nuk ka nevojë që të refuzohet ndonjë temë e diskutimit dhe që zgjidhja duhet të kërkojë që të merren në konsideratë interesat afat-gjatë të Serbisë dhe popullit serb si tërësi. Në listën e Listës Serbe të udhëhequr nga Goran Rakiç ishin përfaqësues serbë nga jugu, veriu dhe pjesë qendrore të Kosovës”, përfundohet në njoftimin për media.

EMISIONET