Pirgu me më shumë se 32 mijë çështje të grumbulluara në Gjykatën e Lartë pas daljes së saj nga funksionimi do të presë edhe disa muaj derisa të nisë shqyrtimi i dosjeve të para.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përzgjedhur në mbledhjen e kësaj radhe  8 kandidatë nga 22  që aplikuan nga radhët e jo gjyqtarëve për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë.

Ndër emrat e përzgjedhur janë  juristët  Jetmira Rragami, Ervin Pupe, Rezarta Melo, Theodhori Sollaku, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda, Ardita Alsula. Ndërsa 13 të tjerë u skulifikuan për shkak të mangësisë së dokumentacionit,  ndërsa vetëm një kandidate është tërhequr nga gara.   

Të përzgjedhurit e parë  do t’i nënshtrohen një tjetër filtri nga ku do të dalin vetëm 3, procedurë kjo që do t’i duhet kohë për tu realizuar pasi 8 kandidatët, do ti nënshtrohen një tjetër verifikimi të hollësishëm nga anëtarët e KLGJ-së.

Po në këtë mbledhje  drejtuesja e KLGJ-së Naureda Llagami hapi garën edhe për një tjetër vend të mbetur vakant pas largimit nga detyra të Kryetarit të Gjykatës Xhezair Zaganjori.   

Paralelisht KLGJ ka hapur garën edhe për kandidatët  gjyqtarë që duan të aplikojnë për të qënë pjesë e Gjykatës së Lartë. Aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur me vetëm një anëtar Ardian Dvorani edhe ky me mandat të përfunduar dhe i mbetur në detyre deri ne zëvendësimin e tij, ndërkohë që  në Gjykatën e Lartë duhet të jenë gjithsej 19 anëtarë.

Te kualifikuar

Jetmira Rragami

Rezarta Melo (Cenaj)

Ervin Pupe

Theodhor Sollaku

Vjosa Bodo Mujo

Kestrin Katro

Sokol Sadushaj

Ilir Panda

Ardita Buna Alsula


Te skualifikuar 

Serxhio Mazreku, nuk ka grade shkencore 

Ndue Pjetra 

Ergys Misha

Aldona Sulaj

Jordan Daci

Lindita Troja

Alma Loci

Hermina Albunesa

Agron Lamaj

Vjosa Bodo Mujo

Shaqir Hasanaj

Anton Lleshaj

Altin Binaj

Irena Nino (Vujoshi) - E dorehequr 


22 emrat ne liste

Serxhio Mazreku

Ndue Pjetra

Ergys Misha

Jetmira Rragami

Aldona Sulaj

Jordan Daci

Lindita Troja

Alma Loci

Hermina Albunesa

Rezarta Melo (Cenaj)

Agron Lamaj
Ervin Pupe

Theodhor Sollaku

Irena Nino (Vujoshi)

Vjosa Bodo Mujo

Shaqir Hasanaj

Kestrin Katro

Sokol Sadushaj

Ilir Panda

Ardita Buna Alsula

Anton Lleshaj

Altin Binaj

/Ora News.tv/