Pavarësisht dy dëmtime të tmerrshme, që e lanë jashtë fushave të blerta për të paktën gjysëm e sezonit, Neymar JR është futbollisti më rezultativ në 5 kampionatet elitare në Europë.

Braziliani, i cili aktualisht po vuan nga një dëmtim në metatarsal ka zhvulluar vetëm 13 ndeshje në Ligue1, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 6 asiste. Në ndjekje të tij është vendosur ish-shoku i tij te Barcelona, Lionel Messi. "Pleshti" i Barcelonës vlerësohet nga "WhoScored" me 8.53 % rezultativ gjatë ndeshjeve që ka qënë në fushë. Vetëm vendi i tretë për "Topin e Artë për të rinj", Kylian Mbappe.

Djaloshi 20 vjeçar nuk ka bindur për të qënë në pozita më të larta edhe pse ka zhvilluar një sezon fantastik si me PSG-në ashtu edhe me Kombëtaren. Jashtë podit ka mbetur Cristiano Ronaldo. FItuesi i 5 herë Topit të Artë nuk ka bindur skeptikët me paraqitjet e tij te Juventusi, duke u ndodhur ndoshta për herë të parë në karrierë jashtë podit.

Në vendin e 5-të mesfushori i Nimes, Teji Savanter, i cili është konsideruar edhe si surprizë në këtë renditje speciale. Dy golat e tij dhe 8 asistet në 19 paraqitje të Ligue 1 e kanë renditur Savanter mes më të mirëve.

Interesante është fakti se në "Top 10" ndodhen edhe dy vëllezër. Bëhet fjalë për Eden Hazard dhe Thorgan Hazard, të cilët janë pozicionuar respektivisht në vendet 6-të dhe 9-të. Në pozitat tjera gjejmë emra si Raheem Stërling, Edinson Cavani dhe Mohamed Salah.


/Ora News.tv/