Lirohet personi që dhunoi mjekun, Manastirliu: E turpshme, do protestoj

Lirohet personi që dhunoi mjekun, Manastirliu: E turpshme, do protestoj

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë në mbështetje të bluzave të bardha, të cilët protestojnë kundër dhunës nga pacientët.

Në një status në Facebook, Ministrja e cilësoi të turpshme vendimin e gjykatës që liroi nga burgu personin i cili dhunoi mjekun në spitalin infektiv.

Ajo tha se do të marrë pjesë në protestën e mjekëve që do të zhvillohet në dyert e gjykatës.

Manastirliu: Mbështes plotësisht protestën e bluzave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!

EMISIONET