Akuzat kundër pornostares, Stormy Daniels, janë tërhequr në më pak se 24 orë pasi u arrestua në një klub striptistesh në Columbus të Ohajos.
Daniels u arrestua nën akuzën se po prekte një klient nga vendi ku po kërcente.

Avokati i saj, Michael Avenatti, tregoi një dokument gjyqësor duke thënë se çështja u mbyll. Më parë, ai e quajti këtë arrestim si të ndikuar politikisht.

Stormy Daniels goditi vu në qendër të mediave botërore pas deklaratës së fortë se kishte pasur një aferë seksuale me Presidentin amerikan Donald Trump në vitin 2006, të cilin ai e mohon.


 

/Ora News.tv/