Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në detyrim paraqitje për Marjo Meshinin, mikun e Devi Kasmit. 

Ai u arrestua menjëhere pas vrasjes si i dyshuar si bashkëpunëtor me autorët. 

25-vjeçari ka pohuar njohjen miqësore me viktimën, por ka përjashtuar çdo përfshirje të tij në ngjarjen kriminale. 

Ndërkohe prokuroria ka shprehur dyshime se Meshini është personi që ka nxjerrë në pritë viktimën. 

Në dëshminë e tij, Meshini ka pohuar se ka qenë i pranishëm në momentin që është vrarë Kasmi, madje, autori, për të cilin ai bëri edhe një përshkrim që rezultoi i saktë, i ka drejtuar edhe atij armën, por nuk e ka qëlluar.

Maroi Meshini u arrestua në 30 janar të vitit 2018, në momentin e arrestimit Meshini nuk ka pranuar akuzën ndërsa me dëshminë e tij ka dhënë ndihmën kryesore në zbardhjen e ngjarjes, pasi ai ka dhënë informacion mbi tiparet e ekzekutorit.

Masa e arrestit u dha në të njëjtën ditë kur policia arrestoi grupin kriminal "Enigma" të cilin e akuzon për vrasjen e Devi Kasmit.

Sipas policisë Kasmi u ekzekutua nga një vrasës grek me pagesë ndërsa organizator është personi i shpallur në kërkim Altin Aurel Hoxhallari.

/Ora News.tv/